Bashkëpunimi mes Ed Sheeran dhe Elton John “Merry Christmas”, i cili u lansua në fillim të muajit dhjetor, deri më tani ka arritur 32 milionë klikime, duke qëndruar i pari në top listat në kohë Krishtlindjes.
Është ky viti i parë që një këngë e re po mposht klasikët, si “Last Christmas” dhe “All I aant for Christmas is you”.
“Last Christmas” e Wham ka qenë numër një për 36 vjet me radhë, gjë që është rekordi më i gjatë për të kaluar e “Merry Christmas” e mori këtë titull vetëm 3 javë pas lansimit.
Në chart top ky bashkëpunim kryeson listën e lë pas në vendin e 3-të dhe të 4-t këto të tjerat.
Në të njëjtën kohë “Merry Christmas” është kënga më e shkarkuar e kësaj jave.
Edhe
Kënga klasike festive që ia kaloi asaj të Mariah Careyt
Edhe "All I Want For Christmas Is You" e Mariah Carey, e cila vitin e kaluar arriti të jetë numër 1, për herë të parë që nga publikimi i saj në vitin 1994 është shumë afër në këtë garë.
Njëherësh, sukses arriti edhe video e vlogerit LadBaby “Sausage rrolls for everyone” 48 orë pas lansimit, e cila lidhet pikërisht me këngën britanike. Kjo video si qëllim ka shpërndarjen e ushqimit për qytetarët në nevojë.
Edhe këngët e tjera të festave të fundvitit nga artistët Olivia Dean, Ariana Grande, Kelly Clarkson, Camila Cabello janë rrugës për pozicione të larta në top listat e Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë mbrëmë, në mesnatë, përfundimisht u mbyll gara dhe fitues doli bashkëpunimi mes Ed Sheeran dhe Elton John.
Edhe
Këngët e Krishtlindjeve ngjiten në top lista
Kënga ndër të tjera përçon mesazhin e ngrohtësisë në familje pas një viti tjetër të vështirë me pandeminë.