Lista e këngëve nw Britani ka filluar të duket më shumë si Krishtlindje pasi Mariah Carey rrëzoi nga froni Taylor Swiftin nga vendi numër një.
“All I Want For Christmas Is You” kryeson tabelën pasi u transmetua 10.8 milionë herë gjatë javës së kaluar.
Në Top 40 kanë hyrë edhe 23 të preferuarat e tjera festive, shkroi BBC.
Kënga e Careyt, e cila konsiderohet gjerësisht si një standard i ditëve moderne, u publikua për herë të parë në vitin 1994 dhe arriti numrin një për herë të parë më 2020.
“Wham's Last Christmas” është në vendin e tretë me Ed Sheeranit dhe “Merry Christmas” e Elton Johnit një vend pas.
Brenda Lee's “Rockin' Around The Christmas Tree” zbarkon në vendin e gjashtë, me të preferuarat shumëvjeçare si “Merry Christmas Everyone”, “Fairytale Of New York” dhe “It's The Most Wonderful Time of the Year” që shfaqen më poshtë.
-
Kënga klasike festive që ia kaloi asaj të Mariah Careyt
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
-
Mariah Carey nuk e quan veten “legjendë”
-
Carey fiton mbi 92 mijë dollarë pasi u rrëzua padia për këngën e Krishtlindjes
-
Të udhëheqësh në Premier League në periudhën festive nuk është garanci për titull