Biznesmeni i njohur Elon Musk dhe e dashura e tij këngëtare, Grimes, e mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, transmeton Koha.
Lajmin e bëri të ditur Musk, i cili dje e konfirmoi lindjen e foshnjës përmes një postimi në Twitter. I pyetur nga një adhurues se si është duke shkuar shtatzënia, ai tha: ‘’Nëna dhe foshnja janë mirë’’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Mom & baby all good
— Elon Musk (@elonmusk) May 5, 2020
Ky është fëmija i parë i biznesmenit të famshëm me këngëtaren Grimes, emri i vërtetë i së cilës është, Claire Boucher, transmeton Koha.
Musk ka edhe 5 fëmijë të tjerë me gruan e tij të parë, Justine, më të cilën ka qenë i martuar prej vitit 2000 deri më 2008.
Elon Musk dhe Grimes, kanë dy vjet që janë në lidhje, derisa për herë të pare si çift kishin debutuar në ngjarjen glamuroze të modës, “Met Gala”, në vitin 2018.
Lajmin e shtatzënisë, këngëtarja e famshme e kishte bërë të ditur në muajin janar, por nuk e kishte konfirmuar që Musk është babai i foshnjës, deri në mars të këtij viti.