Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, është bërë baba i dy fëmijëve në vitin 2021 me Shivon Zilis, top-zyrtare në kompaninë e tij të inteligjencës artificiale “Neuralink”, kanë treguar dokumente civile.
Musk tani është baba i nëntë fëmijëve, përfshirë pesë me bashkëshorten e parë, Justine Musk, dhe dy me këngëtaren Claire Boucher, të njohur si Grimes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç raporton “The Guardian”, Musk dhe Zilis kanë kërkuar përmes gjykatës që t’u ndryshohet emri binjakëve të tyre për të marrë “mbiemrin e babait dhe të mbajnë edhe mbiemrin e nënës si pjesë e emrit të mesëm”.
Kërkesa u shtrua në Austin të Teksasit ku u sollën në jetë binjakët. Kërkesa u miratua nga gjykata.
Zilis raportohet se solli në jetë fëmijët në nëntor të 2021-s, pak javë para se Musk dhe Boucher të pritnin fëmijën e dytë nga një nënë surrogate.
Zilis u lind në Kanada dhe ka studiuar ekonominë dhe filozofinë para se të punonte në IBM dhe më pas në Bloomberg Beta. 36-vjeçarja konsiderohet yll në rritje në botën e inteligjencës artificiale.
Nga viti 2017 ka nisur të punojë në kompaninë “Neuralink” të Muskut.
Pos “Neuralinkut”, Musk është pronar edhe i kompanisë së veturave elektrike “Tesla” dhe asaj të udhëtimit në hapësirë “SpaceX”. Së fundmi ka blerë edhe rrjetin social Twitter.
Në të kaluarën, ai pati promovuar shtimin e popullsisë duke thënë se “civilizimi do të shkatërrohet” nëse njerëzit nuk bëjnë më shumë fëmijë. “Unë po bëj punën time haha”, pati shkruar ai në Twitter pasi në SHBA u shënua rënie e shkallës së lindjes.
Në prill, një nga vajzat e tij kërkoi t’i ndërrohet mbiemri e të moslidhet ligjërisht më me Muskun duke thënë se s’dëshiron të ketë asnjë lidhje me babanë e saj biologjik.