Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eliza Dushku solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm që goditi javën e kaluar Shqipërinë, ka nxitur reagimin edhe të artistëve botërorë që veprojnë në botë.

Aktorja e njohur, Eliza Dushku do të organizojë një mbrëmje bamirësie në Harvard.

Përmes kësaj iniciative, banorët e Bostonit dhe studentët e universitetit në këtë zonë do të kenë mundësinë të kontribuojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Me këtë rast, do të shfaqet dokumentari “Dear Albania” i Eliza Dushkut, raporton “Express” i KTV-së.

Në dokumentarin “Dear Albania” Eliza dhe vëllai i saj Nate udhëtojnë për në Shqipëri ku eksplorojnë 15 qytete unike në të gjithë vendin.

Përmes dokumentarit, ata zbulojnë të tashmen e Shqipërisë, të kaluarën e saj dhe dëgjojnë për shpresat dhe për të ardhmen.

Edhe Eiza Dushku organizon mbrëmje bamirësie në Harvard për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri Showbiz Eiza Dushku organizon mbrëmje bamirësie në Harvard për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Për të dy, udhëtimi në shtëpinë e tyre stërgjyshore bëhet një zbulim kulturor, historik dhe personal.

Shfaqja është falas, ndërsa aty do të mund të dhurohen fonde që do të shkojnë drejtpërdrejt tek individët e prekur nga tërmeti ose organizata jofitimprurëse që punojnë për t’i ndihmuar ata.

Dokumentari do të shfaqet këtë të premte në ora 19:00, në Auditoriumin Tsai në Qendrën për Qeverisje dhe Studime Ndërkombëtare - në Universitetin Harvard.