Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç ka bërë të ditur se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt, raporton Koha.net.
“Kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, ka thënë Ursula von der Leyen.
Tërmeti i 26 nëntorit prej 6.2 shkallë të Merkalit ka lënë të vdekur 51 persona, 1192 objekte me dëmtime serioze dhe afro 10 mijë banorë të evakuuar nga zonat e goditura nga tërmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Konferenca e donatorëve për Shqipërinë mbahet më 17 shkurt
-
BE, 100 milionë euro nga buxheti për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
-
Sot në Bruksel mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë
-
KE-ja në janar me konferencë donatorësh për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
-
Macroni propozon fundin e janarit për organizimin e konferencës së donatorëve për Shqipërinë