Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elijah Wood në trilerin “Come to Daddy”

Elijah Wood e ka rolin kryesor në trilerin e ardhshëm të titulluar “Come to Daddy”. Vetë titulli i filmit tregon se mund ta presim një tregim tmerrues, ndërsa fragmenti i parë, të cilin e kemi mundësinë ta shohim tani, na konfirmon këtë.

Wood paraqitet në rolin e 30-vjeçarit të quajtur Norval Greenwood i cili shkon në një qytet të largët bregdetar për t'u lidhur me babanë e tij të larguar (Stephen McHattie). Në fragment, babai i tij e përqafon dhe i thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do ta shihte përsëri.

Natyrisht, tregimi nuk është aq i thjeshtë. Derisa shpalosen ngjarjet Norval e kupton se babai i tij nuk është njeriu i cili shpresonte të ishte, shkruan KOHA Ditore. Përmes fragmentit gjërat evoluojnë gjithnjë e më shumë në disa drejtime të papritura, duket se në një moment edhe Norval i ka disa instinkte të vrasësit.

Se si përfundon ngjarja dhe cilat sekrete i fsheh babai i Norval këtë do ta zbulojmë më 7 shkurt, kur fillon të shfaqet filmi.