Studioja “Paramount Pictures” i ka publikuar pamjet e para të filmit të ri aksion dhe triler, “Novocaine”, ku rolin protagonist e luan ylli i serialit “The Boys”, Jack Quaid, i biri i yllit Hollywoodian Dennis Quaid.
Quaid, e portretizon një drejtues banke të quajtur Nathan Caine, i cili vuan nga një gjendje jo e zakonshme mjekësore, që bën që ai të mos përjetoj dhimbje fizike. Kur e dashura e tij kidnapohet, Nathan lë prapa jetën e tij të zakonshme dhe vendos të përdorë paaftësinë e tij për të ndjerë dhimbje për ta shpëtuar dashurinë e jetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë filmin që vjen me regji të dyshes, Dan Berk dhe Robert Olsen, luajnë edhe aktorët Amber Midthunder, Ray Nicholson, Betty Gabriel, Matt Walsh, Lou Beatty Jr., Van Hengst, Conrad Kemp and Jacob Batalon.
“Novocaine” lansohet për publikun mbarë botëror më 14 mars 2025.