Një ekspozitë e Amy Winehouse do të hapet në Muzeun Grammy në Los Angeles muajin e ardhshëm.
Drejtorët e U.S. Recording Academy thanë për “Associated Press” të enjten se muzeu i tyre do të mbajë gjëra, duke i përfshirë veshjet më të famshme të këngëtares së ndjerë - përfshirë fustanin e saj halterneck (i kapur në qafë), të cilin ajo e kishte veshur gjatë performancës së saj të fundit në Beograd në Serbi, para vdekjes së saj në vitin 2011.
Tekstet e shkruara me dorë, videoja shtëpiake, shënimet e gazetave dhe më shumë artikuj nga arkivi personal i familjes së saj do të shfaqen gjithashtu kur ekspozita “Beyond Black – The Style of Amy Winehouse” – të hapet më 17 janar.
"Amy jo vetëm që e solli dhuntinë e saj muzikore në botë, por edhe modën e saj. Mezi presim që njerëzit ta shohin shpirtin e saj të guximshëm dhe të bukur nëpër të gjitha format e krijimtarisë së saj," tha babai i saj, Mitch, në një deklaratë.
Edhe pse ylli i publikoi vetëm dy studio albume para vdekjes së saj nga helmimi aksidental me alkool, në moshën 27 vjeçare në vitin 2011, ajo i fitoi pesë çmime Grammy në ceremoninë e vitit 2008, por nuk mund të merrte pjesë pasi iu refuzua viza, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu e fitoi një Grammy pas vdekjes, për bashkëpunimin me Tony Bennett, në vitin 2012.
Ekspozita gjithashtu do të shfaqë fustane (që nuk janë veshur asnjëherë) të krijuara nga stilistja e krijueses së hitit Back to Black, Naomi Parry, për koncertet e saj të anuluara të festivalit veror 2011.
Edhe
Babai i Amy Winehouse humb betejën ligjore për shitjen në ankand të gjërave të së bijës
"Puna me Amy ishte një nga periudhat më të kënaqshme dhe më kreative në karrierën time", shtoi Parry. "Jam e entuziazmuar që bota do t’i shohë përfundimisht pamjet që i kemi krijuar për atë që do të kishte qenë turneu i saj i festivalit veror 2011".
Shumë nga artikujt e ekspozuar do të dalin në ankand për të mbledhur fonde për Amy Winehouse Fondation, i cili punon për t’i ndihmuar të rinjtë që vuajnë nga keqpërdorimi i drogës dhe alkoolit, në nëntor 2021.