Ai është artist i njohur i skenës muzikore. Bëhet fjalë për Gjestin i cili së shpejti do ta sjellë edhe bashkëpunimin më një artist më famë botërore.
Lajmin e ka bërë të ditur për “KOHËN” menaxheri i tij, Samed Potera, i cili deklaroi: “Gjesti është duke punuar shumë projekte, një ndër to është edhe bashkëpunimi me një artist me famë botërore e që do të vijë në mars të vitit 2022, ndërsa emrin dhe detajet e tjera prapë do i zbulojë për mediumin tuaj”, ka thënë menaxheri i artistit Gjesti.
Kujtojmë që së fundi ai ka publikuar edhe projektin e ri “Katile”.