Billie Eilish ka deklaruar se ka humbur 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, si pasojë e ndryshimit të stilit, në disa prej fotografive të fundit të saj.
Këngëtarja amerikane 19-vjeçare është shfaqur me një pamje tjetër për ballinën e revistës “British Vogue”, duke zbuluar më shumë nga trupi i saj seç bën zakonisht.
Billie ka thënë se ky ndryshim stili, i ka kushtuar asaj me humbjen e 100,000 ndjekësve, gjë që siç ka thënë, e ka bërë të mendojë se njerëzit janë të interesuar më shumë për trupin, sesa për personalitetin dhe artin e saj.
“Njerëzit i mbajnë këto kujtime dhe lidhen për to. Por është shumë johumane. Humba 100,000 ndjekës për shkak të gjoksit që ekspozova. Njerëzit frikësohen nga gjoksi i madh”, ka thënë ajo për revistën ELLE.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna, e cila ka thënë se nëse Billie do të ishte burrë, askush nuk do të fliste për të njëjtin veprim.
Edhe
Billie Eilish thekson format trupore për herë të parë në revistën “British Vogue”
“Gratë duhet të kenë mundësinë të portretizojnë vetën e tyre ashtu siç duan. Po të ishte Billie burrë, askush nuk do të shkruante për këtë”, ka thënë ajo.
{gallery}