Showbiz

Egjiptianët anulojnë koncertin e artistit të akuzuar për përdhunim

Koncerti në Egjipt i këngëtarit maroken Saad Lamjarred, i akuzuar disa herë për përdhunim, është anuluar pas thirrjeve në rrjetet sociale për reflektim dhe për të folur kundër krimeve seksuale.

Artisti i famshëm arab, kënga “Lamaallem” e të cilit është dëgjuar 860 milionë herë në YouTube, ishte arrestuar për përdhunim tri herë që nga viti 2010 në SHBA dhe Francë.

As Lamjarred dhe as menaxheri i tij nuk kanë komentuar këtë ngjarje, transmeton KOHA. Lamjarred ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij teksa dy akuzat e para të tij janë mbyllur.

Lamjarred ishte arrestuar në vitin 2010 nën dyshimin se kishte përdhunuar një grua në New York dhe në një herë të dytë në vitin 2016 në Paris, ku kaloi gjashtë muaj në burg.

Për herë të tretë u arrestua në vitin 2018 sërish në Francë, kur një grua deklaroi se ai e kishte përdhunuar në një hotel, raporton Reuters.

Kur hashtagu #anulonikoncertinnekajro filloi të përhapej në mediat sociale këtë javë, shitjet e biletave online filluan të bien.

Egjipti ka miratuar një ligj në gusht duke u dhënë viktimave të drejtën automatike për anonimitet si ndihmë për të inkurajuar më shumë gra të raportojnë sulmet seksuale.