Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eddie Murphy pret të bëhet baba për herë të dhjetë

Modelja e njohur australiane, Paige Butcher, është e dashura e aktorit të njohur Eddie Murphy dhe ata së bashku kanë një vajzë dy vjeçare, Izzy.

Këtë të hëne, modelja 39 vjeçare është parë me ‘bark të fryrë’ e cila me sa duket është duke pritur edhe një fëmijë tjetër me aktorin e Hollywoodit, transmeton Koha.net. Në fakt, ajo është duke mbajtur fëmijën e dhjetë të aktorit 57 vjeçar.

Butcher dhe Murphy janë bashkë që nga viti 2012.

Përveç vajzës që ka me modelen australiane, Murphy ka edhe tetë fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.

Aktori dhe komiku ka pesë fëmijë me ish-gruan e tij Nicole Mitchell – Bria (28), Myles (25), Shayne (23), Zola (18) dhe Bella (16). Po ashtu, ka edhe një djalë – Eric, 29 vjeç, me ish të dashurën e tij Paulette McNeely dhe djalin tjetër – Christian, 27 vjeç, me ish të dashurën Tamara Hood.

Gjithashtu, Murphy ka edhe një vajzë – Angel, 11 vjeçe, me ish anëtaren e grupit të famshëm “Spice Girl”, Mel B.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm