Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran ka gati kolonën zanore për “James Bond”, edhe pse nuk i është kërkuar

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, ka treguar se tashmë ka gati kolonën zanore për filmin “James Bond” në rast se regjisori do t’ia kërkonte.

Këngëtari i “The Perfect” ka zbuluar këtë informacion në një intervistë të emisionit “The Late Late Show”, transmeton Koha.net. Ai tregoi se kolonën zanore për Bondin e ka shkruar tre vjet më parë në rast se do ta pyesnin ndonjëherë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për Bondin, kolonën zanore e kam shkruar rreth tre vjet më parë, për çdo rast”, tha Sheeran. Por, kur është pyetur nga prezantuesi i emisionit a i kanë kërkuar ndonjëherë që të bëjë një kolonë zanore për këtë film, ai është përgjigjur duke bërë shaka “Err, jo”. Pse presin ata?

Kjo nuk është e vetmja gjë që ka bërë këngëtari 26 vjeçar, sepse ai zbuloi edhe se, para bashkëpunimit me Eminemin për këngën River, ai e ka pasur pothuajse të gatshme atë [këngën].

“Së fundmi kam kompozuar një këngë me heroin tim të të gjitha kohërave, Eminemin, dhe kur e bëmë këngën së bashku planin e këngës e kisha gati”, zbuloi këngëtari britanik. “Sepse thosha në vete ‘nëse ndonjëherë do të punoja me Eminemin, do ta bëjë këtë këngë’”, përfundoi ai.