Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran e tejkalon Adelen duke e dyfishuar pasurinë e tij në 208 milionë dollarë

Ed Sheeran e ka tejkaluar Adele në” Sunday Times Rich List”, duke e dyfishuar pasurinë e tij në një vit dhe duke arritur në 208 milionë dollarë.

Sipas “Sunday Times Rich List”, këngëtari i Shape of You i ka inkasuar 104 milionë dollarë shtesë, siç u raportua të enjten.

Turneu i këngëtarit 28-vjeçar të hitit “Divide”, i cili filloi në 2017, i ka inkasuar më shumë se 442 milionë dollarë, gjë që kontribuoi që ai të fitojë më shumë brenda një viti të vetëm se çdo artist tjetër në histori.

Ed, i cili ka investuar miliona në tregun e patundshmërive në Britani të Madhe, tani është renditur si muzikanti i 17-të më i pasur në Britani të Madhe, ndërsa Adele është në vendin e 22-të me një pasuri të raportuar prej 195 milionë dollarësh, dy vjet pas turneut të saj të shitur krejtësisht “Adele Live” të vitit 2016, shkruan KOHA Ditore.

Adeles dhe Edit u është bashkuar në radhët e muzikantëve super të pasur ish-kolegu dhe bashkëpunëtori i tij, artisti Stormzy, i cili debuton me 20 milionë dollarë. Stormzy performoi me Edin në Brit Awards në vitin 2017 dhe është gjithashtu i afërt me londinezen Adele, pasi që i kishte kënduar asaj serenada në festën e saj të ditëlindjes vitin e kaluar.

Edhe Ed Sheeran e tejkalon Adelen duke u bërë ylli më i pasur britanik nën moshën 30-vjeçare Showbiz Ed Sheeran e tejkalon Adelen duke u bërë ylli më i pasur britanik nën moshën 30-vjeçare

Lista kryesohet nga organizatori i muzikoreve teatrale Andrew Lloyd Webber, 71 vjeç, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh, duke e kapërcyer legjendën e “Beatles”, Sir Paul McCartney, i cili është në vendin e dytë me 975 milionë dollarë.

Bendi irlandez U2, me frontmenin Bono, u rendit i treti me një pasuri prej 757 milionë dollarësh, ndërsa këngëtari i “Rocketman”, Sir Elton John është në pozitën e katërt.