Kate Cassidy, e dashura e këngëtarit të ndjerë, Liam Payne, ka thënë se pas vdekjes së tij, Krishtlindja është kohë për vuajtje e trishtim.
“Ndërkohë që erdhi koha e festave, e kuptoj se është koha për gëzim e lumturi, por gjithashtu për vuajtje e trishtim për shumë njerëz”, ka shkruar Cassidy, e cila ka qenë në lidhje me ish-anëtarin e grupit të njohur “One Direction” që nga viti 2022, ka shkruar BBC.
Në postimin që bëri në llogarinë në rrjetin social Instagram, ajo ka thënë gjithashtu se qëndron përkrah atyre që “po mbajnë zi gjatë këtij fund viti” duke bërë thirrje që njerëzit të kenë mirëkuptim për ta.
“Çdo kush mund t’i ndjejë ndryshe festat”, ka thënë ajo, ndërkohë që i uroj të gjithëve festa të mbushura me dashuri e pushime të shëndetshme këtë vit.
Në muajin tetor, Cassidy përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur se ajo e Payneit po planifikonin të martoheshin brenda vitit.
Në një kujtim për të pas vdekjes, ajo e ka quajtur Paynen “shoku im i ngushtë, dashuria e jetës time” dhe pati thënë se “humba pjesën më të bukur të vetes time”.
Këngëtari 31 vjeç, vdiq në tetor, pasi ra nga ballkoni i dhomës së hotelit në Buenos Aires të Argjentinës.
-
Kate Cassidy poston fotografi me Liam Payne të krijuara me AI
-
Kate Cassidy thotë se kurrë s'ka menduar se Liam Payne do të vdiste i ri
-
Niall Horan tregon për momentin e fundit me Liam Payne në Argjentinë
-
Thyen heshtjen ish-partnerja e Liam Paynet
-
Raportohet se pesë persona akuzohen për vdekjen e Liam Paynet