Dwayne “The Rock” Johnson i prin listës së përvitshme të “Forbesit” për aktorët më të paguar në botë.
Johnson, që së fundmi po shkëlqen me “Hobbs and Shaw” të “Fast and Furious”, ka fituar 80 milionë euro nga 1 qershori 2018 e deri më 1 qershor 2019.
Johnson vitin e shkuar ishte i dyti në listë, edhe pse kishte fituar rreth 120 milionë euro. Vendin e parë e kishte zënë George Clooney me rreth 215 milionë euro, për shkak të shitjes së kompanisë së tekilas “Casamigos”. Megjithatë, Clooney sivjet s’ka hyrë as në top dhjetë.
Sivjet i dyti është Chris Hemsworth me rreth 69 milionë euro. Robert Downey Jr zë vendin e tretë me 60 milionë euro.
Top pesëshen e kompletojnë Akshay Kumar me 58 milionë euro dhe Jackie Chan me 52 milionë euro.
Kjo është top dhjetëshja e aktorëve më të paguar këtë vit:
- Dwayne Johnson – 80 milionë euro
- Chris Hemsworth – 69 milionë euro
- Robert Downey Jr – 60 milionë euro
- Akshay Kumar – 58 milionë euro
- Jackie Chan – 52 milionë euro
- Bradley Cooper – 51 milionë euro
- Adam Sandler – 51 milionë euro
- Chris Evans – 38 milionë euro
- Paul Rudd – 37 milionë euro
- Will Smith – 31 milionë euro
-
Dwayne Johnson kryeson listën e aktorëve më të paguar në botë
-
Dwayne Johnson do të paguhet më shumë se çdo aktor tjetër ndonjëherë
-
Daniel Craig, aktori më i paguar në botë
-
Mbi 1 milion dollarë për një postim, kush e kryeson listën e më të paguarve në Instagram
-
Dwyane “The Rock” Johnsoni dhe familja e tij ishin infektuar me koronavirus