Daniel Craig mendohet të jetë aktori më i paguar aktualisht në botë.
Sipas një raporti të ri, kjo ka ardhur pasi yllit të famshëm i janë dhënë më shumë se 100 milionë dollarë pasi “Knives Out” i është shitur Netflixit.
Kjo ndodh sepse Netflixi kompenson aktorët e tij për pjesën e ardhshme të arkës që do të kishin marrë nëse filmat do të ishin vetëm në kinema.
Raporti gjithashtu merr parasysh sesi Danielit do t'i jepet një rritje e pagës pas filmit të parë.
Sipas Variety, kjo do të thotë që ylli i James Bondit është aktori më i paguar i këtij viti.
Ndërkaq, i dyti vjen Dëayne ‘The Rock’ Johnson falë rolit kryesor në Red One të Amazon Studios.