Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

"Dune" më në fund fillon me xhirimet

Në kushte normale, lajmi se po xhirohet një film i bazuar në romanin klasik fantashkencor të Frank Herbert do të ishte shkak për alarm. David Lynch i dha të gjitha nga vetja dhe e bëri versionin shumë Lynchesk të “Dune” qysh në vitin 1984. Para tij regjisori Alejandro Jodorowsky u përpoq në çdo mënyrë ta bëjë vizionin e tij të përshtatjes së romanit. Edhe pse nuk kishte sukses, vetë përpjekja u shndërrua në një dokumentar të njohur me titullin ”Jodorowsky’s Dune”.

Megjithatë, këtë herë, si duket çdo gjë po përputhet dhe adhuruesit e Dune do ta kenë një spektakël të denjë të “Dune” falë regjisorit Denis Villeneuve dhe formacionit e tij të jashtëzakonshëm të aktorëve.

Formacioni i fundit i filmit është: Timothée Chalamet, Rebecca Ferguson, Oscar Isaac, Josh Brolin, Stellan Skarsgård, Dave Bautista, Zendaya, Stephen Henderson, Charlotte Rampling, Jason Momoa dhe Javier Bardem, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu u paralajmërua se muzikën për filmin do ta punojë një nga kompozitorët më të famshëm të filmave sot - Hanz Zimmer.

“Dune” tashmë e ka edhe datën e shfaqjes në kinema, që është 20 nëntor 2020.