Showbiz

Dua Lipa shumë shpejt vjen si aktore e filmit “Argylle”

Dua Lipa është një këngëtare e njohur e muzikës pop, modele, themeluese e brendit që ofron këshilla për stilin jetësor, dhe së shpejti do të shndërrohet edhe në yll të filmave.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore pritet që shumë shpejtë ta shënojë debutimin si aktore, në filmi e ri me spiunë të regjisorit Matthew Vaughn, “Argylle”.

Nuk dihen shumë hollësi rreth rolit që ylli i hitit “Don’t Start Now” do ta ketë në këtë projekt, por publikut tashmë i janë ofruar pamjet e para të filmit përmes një traileri 8 sekondash dhe një fotografie ku Lipa shihet në shoqërinë e kolegut të saj, Henry Cavill.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Angazhimi i Duas në film për herë të parë u bë i ditur në korrik të vitit 2021. Ajo po ashtu do ta krijojë kolonën zanore të këtij projekti.

Krahas këngëtares, në “Argylle” luajnë edhe aktorët e listës A: Henry Cavill, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Ariana DeBose, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

“Argylle” është adaptuar nga romani me të njëjtin emër i autores Ellie Conway, i cili do të botohet në vitin 2022. Ai e rrëfen historinë e spiunit më të mirë në botë, Argylle, përmes aventurave të tij anembanë globit. Mendohet se do të realizohen 3 filma gjithsej të cilët do të xhirohen nëpër shtete të ndryshme.

Ende nuk është konfirmuar data e lansimit të filmit, por platforma “Apple TV+” ka bërë të ditur se ai do të jetë në dispozicionin e publikut shumë shpejtë.