Adhuruesit e Dua Lipës kanë arsye për t’u gëzuar.
Idhulli i tyre është kthyer në studion incizuese, me ç’rast besohet se e ka rifilluar punën rreth albumit të tretë muzikor. Të paktën kjo u nënkuptua nga fotografitë e fundit të cilat këngëtarja i postoi në rrjetin social Instagram.
Në fotografi, ylli i hitit “Levitating” shihet e shoqëruar nga muzikanti kanadez, Tobias Jesso Jr., kantautorja Caroline Ailin dhe producentët, Danny L Harle dhe Andrew Wyatt.
Muajin e kaluar, Dua foli hapur për revistën “Vogue Australia” rreth asaj se çfarë mund të presin fansat nga incizimi i saj i ardhshëm.
“Teksa po e shkruaj këtë album të ri, ndihem më e çliruar dhe atë në mënyrë plotësisht më ndryshe. Po ashtundihem më në kontroll se që kam menduar se mund të jem. Albumi i radhës do të jetë më ambicioz dhe se ai i fundit”.
Edhe
Dua Lipa premton një album tejet personal
Në lajme të tjera, Dua së fundmi ishte në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për lidhjen e mundshme me ish prezantuesin e emisionit “Daily Show”, Trevor Noah. Në podcastin e saj, “Dua Lipa: At Your Service”, këngëtarja deklaroi: “Për mua, kjo është hera e parë që nuk jam në një lidhje, qe një kohë të gjatë. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme të jem beqare dhe të mendoj vetëm për veten, dhe të tregohem paksa vetjake, çka nuk kam pasur rastin të jem në të kaluarën. Por, kur e gjen dikë që me të vërtetë të zbut dhe të qetëson, atëherë e vëren një ndryshim të madh në jetën tënde”.
Dua Lipa do të performojë në koncertin tradicional të këtij viti, “iHeartRadio Jingle Ball”, të prezantuar nga “Capital One”. Fansat mund ta shikojnë atë drejtpërdrejt nga qyteti i Nju Jorkut të premten, më 9 dhjetor përmes një transmetimi ekskluziv të drejtpërdrejtë në aplikacionet “CËTV.com” dhe “iHeartRadio”.