Showbiz

Dua Lipa largon agjentin që kërkoi përjashtimin e grupit pro-palestinez nga Glastonbury

Dua Lipa

Dua Lipa

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, e ka pushuar nga puna David Levyn, një nga anëtarët e ekipit menaxhues të saj, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë, pasi ka mësuar se ai ka nënshkruar  një letër për festivalin Glastonbury, përmes së cilës kërkohet të ndalohet pjesëmarrja në skenë e grupit pro-palestinez “Kneecap”.

Është raportuar se Levy është i pari që ka nënshkruar këtë letër, ka njoftuar “Metro”.

Këngëtarja 30-vjeçare  haptazi ka përkrahur Palestinën dhe burime nga industria kanë shpjeguar se kjo e ka bërë që të ndihet sikur nuk është në të njëjtin mendim me Levyn më.
Burimi i ka thënë mediumit tjetër britanik “Daily Mail”.

“Dua, përmes ekipit të saj të bashkëpunëtorëve, është siguruar që David Levy, të mos punonte më në muzikën e saj. Ajo shumë hapur ka treguar se është pro-Palestinës dhe se nuk mendon sikur Davidi”, ka thënë burimi.

Tutje ky burim ka shpjeguar se ajo e sheh atë si mbështetës të luftës që Izraeli po bën në Gaza, e trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve, dhe se kjo është bërë shumë e qartë, pasi Levy ka nënshkruar letrën në fjalë.

Ka pasur shumë thirrje për ta ndaluar pjesëmarrjen e grupit “Kneecap” në festival, me kryeministrin  britanik Kier Starmer, i cili gjithashtu ka folur kundër grupit në atë kohë.

Kneecap, ka bërë komente pro-Palestinë ne festivalin Coachella në muajin prill të këtij viti, duke nxitur kritika nga e veja e këngëtarit Ozzy Ozbourne, Sharon Osbourne, e cila ka thënë se grupi po promovon organizatat terroriste dhe se po shpërndanë urrejtje.

Dua Lipa shpesh e ka përdorur platformën e saj për të mbështetur Palestinën.