Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa pas pranimit të nënshtetësisë shqiptare: Po ndihem shumë krenare

Pas pranimit të nënshtetësisë shqiptare të dielën, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur krenare.

Pas përfundimit të ceremonisë së betimit, ajo është shprehur e lumtur për nënshtetësinë e saj të re.

Dua Lipa ka postuar disa pamje të këtij momenti, teksa ka falënderuar krerët e shtetit shqiptar.

“Faleminderit presidentit Bajram Begaj dhe kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj që më nderuan. Mora nënshtetësinë shqiptare. Po ndihem shumë krenare”, ka shkruar ajo.

Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, presidenti shqiptar Bajram Begaj, i ka dorëzuar dekretin e shtetësisë këngëtares me famë botërore.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)