Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa me performancë të mahnitshme në koncertin “Jingle Ball”

Dua Lipa ka riafirmuar talentin e saj të pashoq teksa performoi gjatë koncertit “Jingle Ball” të KIIS FM, i cili u mbajt në Kia Form në Inglewood, Kaliforni të premten mbrëma.

Ylli britanik i popit, 27 vjeç, dominoi skenën pasi u ngjit në tapetin e kuq - me një triko të kuqe.

Krijuesja e hitit “Future Nostalgia” dukej në formë si kurrë më parë, shpesh duke ngritur fundin e fustanit për të treguar këmbët e saj të tonifikuara.

Për t'iu përshtatur pamjes së saj të kuqe të zjarrtë, Lipa kishte një manikyr të kuq.

Fituesja e shumë çmimeve Grammy tërhoqi vëmendjen teksa përformoi hitet e saj më të mëdha për një numër të madh të fansave.

Edhe Dua Lipa vishet e tëra kuq e zi në Jingle Ball 2022 Showbiz Dua Lipa vishet e tëra kuq e zi në Jingle Ball 2022

Asaj iu bashkua një trup kërcimtaresh femra të veshura të gjitha me bluza të zeza elastike dhe pantallona që dukeshin shumë tërheqës.

Ato vallëzonin përreth Lipës, derisa ajo qëndronte e sigurt në qendër të skenës.

Në një moment gjatë shfaqjes, ylli mbante një ombrellë transparente.

Formacioni mbresëlënës i yjeve përfshinte: Bebe Rexha, Jack Harlow, Pitbull, Khalid, Lewis Capaldi, Ava Max, Dove Cameron, Jax dhe Nicky Youre.

Edhe Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA Showbiz Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA

Përpara koncertit të mbushur me yje, Lipa vërshoi në tapetin e kuq me veshje lëkure të zezë dhe të kuqe, e cila e ekspozoi mesin e saj të tonifikuar.

{gallery}