Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa “mbretëresha” e Brit Awards, merr vëmendjen e mediave

Dua Lipa ka marrë vëmendjen e mediave britanike me paraqitjen e saj në tepihun e kuq të Brit Awards.

Këngëtarja shqiptare është e nominuar për pesë çmime Brit Awards, më së shumti nga të gjithë, transmeton Koha.net.

Megjithatë është edhe paraqitja e saj në tepihun e kuq që ka marrë vëmendjen e mediave britanike, të cilat e kanë pasur atë në ballinën e faqeve të tyre për këtë ngjarje.

{gallery}

Madje këngëtari australian Troy Sivan është shumë i emocionuar për yllin shqiptar, ai thotë se Dua Lipa është mbretëresha e kësaj mbrëmje.

“Ndjej se ajo është mbretëresha e kësaj mbrëmje”, ka thënë Sivan.

Edhe Dua Lipa me çmim të rëndësishëm në Brit Awards 2022 Showbiz Dua Lipa me çmim të rëndësishëm në Brit Awards 2022

Dua Lipa ka konfirmuar se do të performojë hitin e saj “New Rules”, përderisa ajo është shprehur se nëse do ta fitonte një çmim atëherë do të donte që ta fitonte çmimin “Best British Female”.

Në këtë mbrëmje do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora.