Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dua Lipa fiton dy çmime në Brit Awards

Artistja më e mirë britanike dhe Depërtimi i vitit janë dy çmimet që ka fituar këngëtarja kosovare, Dua Lipa, në ceremoninë e sivjetme Brit Awards.

Lipa ishte e nominuar në pesë kategori. Ajo po ashtu performoi në skenën e Brit Awards. Performancë pati edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora.



22:20 - Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka fituar edhe një çmim në Brit Awards.

Pasi u shpall Artistja më e mirë e vitit, ajo ka fituar edhe çmimin për Depërtimin më të mirë të vitit.

Në skenë ajo mori edhe vëllanë dhe motrën e saj për të “përjetuar eksperiencën e njëjtë si të saj”.

Edhe Kantautorja Raye bën histori duke fituar gjashtë çmime “Brit Awards” Showbiz Kantautorja Raye bën histori duke fituar gjashtë çmime “Brit Awards”

 


 

 


Dua Lipa fiton çmimin Artistja më e mirë në Brit Awards

Dua Lipa ka fituar çmimin për Artisten më të mirë britanike.

Ky ishte çmimi i saj i parë në Brit Awards.

Ajo është e nominuar në pesë kategori, ndërsa fitoi çmim qysh në kategorinë e parë ku ishte nominuar.

Pasi mori çmimin ka falënderuar familjen dhe bashkëpunëtorët e saj, ndërsa ka shtuar se është krenare që femrat janë duke fituar përherë e më shumë çmime të rëndësishme.

Edhe Dua Lipa rikthehet në “Brit Awards” me trofe Kulturë Dua Lipa rikthehet në “Brit Awards” me trofe

{gallery}