Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa i paralajmëron fansat se shumë shpejtë, do të lansojë muzikë të re

Këngëtarja e cila po e vazhdon dominimin e saj në tregun muzikor anembanë botës, duket se ka planifikuar që 2020-ta të jetë viti i saj i sukseseve.

Pak muaj pas publikimit të videoprojektit i cili i ka marrë më shumë se 100 milionë klikime në Youtube, “Don’t Start Now”, ajo ka vendosur t’i trajtojë fansat e saj me muzikë të re.

Lipa gjatë ditës së enjte e postoi një mesazh në Instagramin e saj, përmes së cilit paralajmëron muzikë të re, së shpejti.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New music coming soon to a galaxy near you... ??

A post shared by FUTURE NOSTALGIA 2020 ?? (@dualipa) on

 

Edhe Dua Lipa synon perfeksionin me albumin e tretë muzikor Showbiz Dua Lipa synon perfeksionin me albumin e tretë muzikor

Këngëtarja kosovaro-britanike ka pasur edhe arsye të tjera për të festuar. Ajo e bëri të ditur lajmin që nga sot, mega hiti i saj “New Rules” i numëron plot 2 miliardë klikime, në platformën muzikore YouTube.

Shumë shpejt, Lipan do ta shohim me koncerte nëpër Evropë, pasi nga muaji prill ajo e fillon turneun “Future Nostalgia”, i cili ka për qëllim promovimin e albumit të saj të dytë muzikor.