Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa feston ditëlindjen e 27-të

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e suksesshme, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen e 27-të.

Në Instagramin e saj, Dua i ka ndarë disa fotografi nga festa e ditëlindjes, ku shihet në shoqërinë e miqve dhe familjarëve që po e shoqërojnë në Shqipëri, ku aktualisht është duke i shijuar pushimet në bregdet, ndërsa pritet që ta ndjekë edhe festivalin “Sunny Hill” që mbahet së shpejti në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Bukuroshja me prejardhje kosovare e shquar për tingujt e veçantë të muzikës disko dhe pop, e gëzon një bazë të madhe adhuruesish anembanë botës.

Nga të qenit modele e deri tek fitimi i tri çmimeve “Grammy”, Dua ka bërë një rrugë të gjatë në rrugëtimin e saj drejt majave të suksesit, duke arritur të shndërrohet në një prej këngëtareve më të pëlqyera dhe komentuara të kësaj kohe.

Ylli i hitit “Levitating”, përveç si këngëtare e suksesshme, konsiderohet si një nga femrat me stilin më të veçantë të modës dhe gëzon reputacion për aftësitë e saj në këtë fushë.

Paraqitjet e saj në skenë, në ngjarje me qilim të kuq dhe në rrugë, gjithmonë e rrëmbejnë vëmendjen e ekspertëve të modës dhe pothuajse asnjëherë nuk merr kritika për zgjedhjet e saj.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)