Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Dua Lipa, mendon se pandemia e koronavirusit i ka mësuar njerëzit si të lidhen më shumë me njëri-tjetrin.
Kriza aktuale globale e shëndetësisë i ka detyruar shumë njerëz të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, larg familjarëve dhe miqve. Kështu, ata kanë gjetur mënyra të reja dhe kreative për të komunikuar me më të dashurit e tyre, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa shumë të famshëm janë duke i shfrytëzuar transmetime direkte në rrjetet sociale, për të biseduar me fansat e tyre apo për të performuar, bukuroshja 24-vjeçare Lipa thotë se shpreson që këto metoda të reja të komunikimit do të praktikohen edhe pas kalimit të pandemisë globale.
Kur u pyet nga gazetarët e radios “NPR” se si po përballet me prezantimet drejtpërdrejt në Instagram, këngëtarja tha: “Ende jam duke u mësuar. Këtë javë e kam bërë lidhjen e dytë direkte në Instagram. Është një eksperiencë më ndryshe por gjithashtu një mënyrë argëtuese për të komunikuar me fansat e mi, dhe mendoj se është interesante ta shohësh se si sillemi me njëri-tjetrin kur jemi jashtë zonës sonë të rehatisë. Mendoj se kemi filluar të mësojmë si të lidhemi me njerëzit në një nivel më ndryshe, sepse po e kuptojmë se në fund të fundit, të gjithë jemi njësojë. Nganjëherë të provosh të bësh gjëra të tilla më interesante është e vështirë, por është diçka që duhet të mësojmë ta bëjmë të gjithë në këtë epokë të re të rrjeteve sociale. Mendoj që edhe pasi të kalojë pandemia e koronavirusit, ne do të vazhdojmë t’i përdorim të njëjtat teknika që i kemi mësuar, për të komunikuar me njëri-tjetrin.”
Dua Lipa të premten e kaluar e publikoi albumin e saj të dytë me radhë, “Future Nostalgia”. Këngëtarja ka treguar se ka qenë shumë në dilemë nëse kjo është një kohë e duhur për të lansuar muzikë të re, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që e ka shkaktuar COVID-19 anembanë botës, por në të njëjtën kohë shpreson që këngët e saja të reja, të cilat vijnë shumë energjike dhe me mesazhe pozitive, do t’i ndihmojnë njerëzit ta largojnë mendjen nga sëmundja, dhe të argëtohen me personat e tyre të shpirtit.