Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa e Bebe Rexha mbështesin “March For Our Lives”

Dy këngëtaret me prejardhje shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha kanë përkrahur marshin kundër përdorimit të armëve dhe për të vendosur kontroll ndaj tyre.

Kjo ka ardhur pas vrasjes së disa nxënësve në një shkollë në Florida, transmeton Koha.net.

Dua Lipa përkundër që nuk ishte në marshin “March For Our Lives” përmes një postimi në Instagram ka mbështetur këtë iniciativë të nxënësve.

Ajo ka bërë thirrje që të mbrohen fëmijët dhe të ndalohet dhuna.

“E trishtuar që jam në anën tjetër të botës kur kjo është duke ndodhur, por shumë e lumtur që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur dhe qëndrojnë për atë çka besojnë. Duhet t’i vjen fundi dhunës me armë dhe kolektivisht duhet të sigurohemi për këtë. Le të mbrojmë fëmijët, të mbrojmë të ardhmen tonë”, ka Lipa, që momentalisht është në Australi.

Ndërkaq Bebe Rexha ishte prezent në marshin që u mbajt sot në Uashington.

 

Today was an awesome day ? #MarchForOurLives

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on