Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes në Manchester, të martën në mbrëmje.
Si pasojë e sulmit vdiqën të paktën 22 persona, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i.
“Kemi nevojë për dashuri më shumë se ndonjëherë më parë. Po lutem për familjet dhe viktimat. Po lutem për Arianën. Po lutem për paqe”, ka shkruar ajo në Facebook.