Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa debuton si aktore në një film interesant

Dua Lipa zyrtarisht është pjesë e filmit “Barbie” të regjisores Greta Gerwig.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë lajmin në llogarinë e saj në Instagram duke thënë se do t’i bashkohet ekipit të filmit "Barbie", i cili do të shfaqet më 21 korrik.

Rolet kryesore do të luhen nga aktorët e njohur Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Në fotografinë e ndarë nga Lipa shihet se ajo është veshur për t’u dukur si sirenë, në të kaltër dhe flokë të kaltër.

“Kjo Barbie është një sirenë”, ka shkruar Lipa.

Edhe Dua Lipa publikon fotografi të reja nga prapaskenat e “Barbiet”, ku aktroi vetëm 30 sekonda Showbiz Dua Lipa publikon fotografi të reja nga prapaskenat e “Barbiet”, ku aktroi vetëm 30 sekonda

Filmi do të shënojë debutimin e Dua Lipës në aktrim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)