Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dolly Parton: Mendoj që Beyonce ka incizuar këngën time “Joline” për albumin e saj të ri

Artistja e mirënjohur, Dolly Parton, ka thënë se po mendon që këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka incizuar këngën e saj “Joline” për albumin e saj të ri “Act 2”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

“Po mendoj se e ka incizuar këngën ‘Joline’ dhe mendoj se do të jetë në albumin e saj të ri që po bën në zhanrin ‘country’ dhe jam shumë e emocionuar për këtë. E dua, ajo është një vajzë shumë e bukur dhe një këngëtare e madhe”, ka thënë Parton për Knox News.

Por, mbetët të shihet se a ka bërë vërtetë Beyonce një incizim të tillë, pasi që Parton ka thënë se “mendon” dhe ka “dëgjuar” dhe “shpreson” që kjo të ndodhë.

“Kemi shkëmbyer mesazhe ndër vite. Ajo dhe nëna e saj kanë qenë fanse të miat dhe isha e prekur nga ky fakt, sepse gjithmonë kam menduar se është e mrekullueshme”, ka vazhduar Parton.

Ajo ka treguar mbështetjen për Beyoncen kur kënga “Texas Hold ‘Em” nga albumi “Act 2” u rangua e para në top listën e “Billboard”, duke thënë se i erdhi mirë që ajo po do të bëjë muzikë të zhanrit “country”.

Beyonce i mban të fshehta detajet kur bëhet fjalë për lansime të reja që bën, por këtë herë Parton duket se po e bën publike para kohe, që ylli do të bëjë një version të përpunuar të këngës “Joline” të Partonit.

Edhe Reagon këngëtarja e famshme pasi Beyonce do t’ia përfshijë këngën në album Showbiz Reagon këngëtarja e famshme pasi Beyonce do t’ia përfshijë këngën në album

Bayonce deri më tani ka publikuar dy nga këngët e albumit të ri “Act 2”, “Texas Hold ‘Em” dhe “16 Carriages”, ndërkohë që po shikonte spektaklin “Super Bowl” ku u shfaq një reklamë që ka bërë ylli, përmes së cilës paralajmëroi se po përgatit album të ri.

“Act 2” pritet të lansohet më 29 mars.