Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dokumentari për Hiltonin, rrëfim mbi traumat e fëmijërisë dhe anën e errët të famës

Një dokumentar për jetën e yllit, Paris Hilton, tanimë është duke u përgatitur dhe në të, trashëgimtarja e njohur shpalos të vërtetat e padëgjuara për jetën e saj.

Në këtë dokumentar, Hillton tregon mes tjerash edhe për abuzimin psikologjik që kishte përjetuar si adoleshente në shkollën e saj në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Askush nuk e di kush jam me të vërtetë”, thotë ajo në këtë dokumetar. “Diçka ka ndodhur në fëmijërinë time, për të cilën nuk kam mundur të flas me askënd. Ende kam ankthe natën lidhur me këtë fakt”.

Në përshkrimin e dokumentarit thuhet se “Hiltoni e shpalos të kaluarën që fshihet pas personit që ajo është në publike”.

“Ajo ballafaqohet me traumën që e shtyu të harrojë se kush është. Ky portretizim i thellë, është historia e vërtetë e një vajze adoleshente që tenton të ikë në një botë imagjinare dhe t’i hedhë dritë kulturës së insta-famës, të cilën vetë Hiltoni ndihmoi që të krijohej”, thuhet në përshkrim.

Edhe Paris Hilton tregon se çka e bëri atë të jetojë si një “Barbie” e jetës reale Showbiz Paris Hilton tregon se çka e bëri atë të jetojë si një “Barbie” e jetës reale

Projekti është iniciativë e regjisores Aleksandra Dean, dhe është produksion i “Industrial Media’s”.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Talk”, Hilton ka thënë se xhirimi i dokumentarit ishte një përvojë shumë terapeutike për të.