Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Djelmoshat e bendit BTS e pranojnë vendimin për shërbim ushtarak në Korenë Jugore

Menaxherët e bendit BTS nuk planifikojnë të përpiqen që ta shmangin kryerjen e shërbimit të anëtarëve të bendit në ushtrinë e Koresë së Jugut.

Të shtatë anëtarët e bendit K-pop do të duhej të regjistrohen për shërbimin e tyre të detyrueshëm ushtarak, ndërsa kohët e fundit ata u informuan se nuk do të kursehen nga ky shërbim për shkak të famës së tyre globale.

Si rezultat, yjet e hitit “Fake Love” pritet ta kryejnë shërbimin e tyre në vitet e ardhshme, ndërsa menaxheri i tyre, Bang Si-Hyuk, tha për The Hollywood Reporter se ai dhe yjet e rinj e kanë pranuar vendimin nga autoritetet, shkruan KOHA Ditore.

"Kompania beson se shërbimi ushtarak është një detyrë, dhe ne do të përpiqemi t'u tregojmë fansave anën më të mirë të BTS deri, dhe pasi që anëtarët t’i kenë përmbushur detyrat e tyre të shërbimit.

"Si një korean, kjo është e natyrshme dhe një ditë kur detyra të thërret ne do të jemi të gatshëm t'i përgjigjemi asaj dhe ta japim maksimumin."

Që nga viti 1957, meshkujve në Korenë e Jugut u kërkohet t’i kryejnë dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak midis moshës 18 dhe 28 vjeç – ndërsa përjashtimi bëhet vetëm për disa sportistë ose artistë që fitojnë gara ndërkombëtare.