Një lejtënant ushtrie e dinte se karriera e tij do të dëmtohej pashmangshëm kur hetuesit ushtarakë e vizituan më 2017, duke i kërkuar që të pranonte se ka pasur marrëdhënie intime me një tjetër ushtar – akt ky që përbën krim në ushtrinë e Koresë Jugore.
Kur hetuesit e vënë në kontakt përmes një video-thirrjeje me të dashurin e tij të dikurshëm, i cili e kishte pranuar relacionin, ai u ndje i shtrënguar të pranonte, shkruan NYT, përcjell Koha Ditore. Pastaj ata e konfiskuan telefonin celular të lejtënantit, duke e detyruar që t’i identifikonte ushtarët homoseksualë në listën e tij të kontakteve. Dhe ata e turpëruan me pyetje prej më të ulëtave.
Lejtënanti – i cili gjatë intervistimit kërkoi që të identifikohej vetëm me mbiemrin, Kim – mund të përfundonte në burg, por aktakuza e tij u suspendua për shkak të “pendimit” të tij. Ai zgjodhi të largohej nga ushtria, duke besuar se më nuk kishte ndonjë të ardhme në të. (Artikullin e plotë në shqip mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Policia e Koresë së Jugut po e heton presidentin për "kryengritje"
-
Djelmoshat e bendit BTS e pranojnë vendimin për shërbim ushtarak në Korenë Jugore
-
12 studentë tentojnë të trashen për t’i ikur shërbimit ushtarak
-
Presidenti i shkarkuar jugkorean shpallet fajtor për abuzim me pushtetin
-
Ish-presidenti jugkorean arrestohet sërish