Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ylli i grupit “BTS”, Jin e filloi shërbimin ushtarak

Supergrupi i muzikës K-pop, “BTS”, zyrtarisht ka hyrë në një epokë të re, pasi të martën (13 dhjetor) njëri prej anëtarëve të bendit, Jin, e filloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një qendër trajnimi ushtarak në Korenë e Jugut.

Këngëtari 30-vjeqar do t’i kalojë 18 muaj në uniformë, pas kalimit në bazën e ushtrisë “Yeoncheon” në provincën veriore të Gyeonggi, ku stafi i sigurisë u pushtua nga mediat dhe disa qindra adhurues që ishin mbledhur vetëm për ta parë yllin e muzikës, duke i injoruar lutjet e tij të mëparshme që të mos e bënin një gjë të tillë.

Image

Pankarta të shumta ishin vendosur përgjatë rrugës për ta mirëpritur Jinin dhe rekrutët e tjerë në bazë, e cila gjendet më pak se 16 kilometra nga Zona e Çmilitarizuar që e ndan Korenë e Jugut nga Korea e Veriut.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Korenë Jugore, ku pothuajse të gjithë burrat, nga mosha 28-vjeçare e tutje, duhet të shërbejnë në ushtri për 18 muaj.

Parlamenti i këtij shteti e miratoi një projekt-ligj në vitin 2020, që i lejon yjet e muzikës K-pop, domethënë ata që shkëlqejnë në kulturën dhe artin popullor, që ta shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 30-vjeçare.

Shërbimi i Jinit do të fillojë me një kurs trajnimi bazë pesë-javor përpara se të caktohet në një njësi, bazuar në praktikën standarde.

Edhe “BTS” po rikthehet me album dhe turne botëror Showbiz “BTS” po rikthehet me album dhe turne botëror

Në muajin tetor, kompania diskografike e “BTS” bëri të ditur se shtatë anëtarët e grupit po planifikonin të kryenin shërbimin ushtarak.

Pak muaj më parë, bendi shumë i dashur nga publiku anembanë botës i informoi fansat se do të pauzojnë përkohësisht nga muzika, dhe se shtatë anëtarët e tij do të fokusohen në krijimin e karrierës si solo artistë. Ata pritet të rikthehen si “BTS” diku rreth vitit 2025.