Aktorja Jessica Biel ka zbuluar se djali i saj më i madh të cilin e ka me parterin e saj, këngëtarin Justin Timberlake, tashmë po shfaq prirje drejt botës së artit, dhe madje ka qenë DJ në festën e ditëlindjes së 10-të.
Aktorja 43-vjeçare dhe këngëtari 44-vjeçar janë prindër të dy djemve, Silas, 10 vjeç, dhe Phineas, 4 vjeç. “Djali im i madh ka interes për aktrim dhe muzikë. Po fiton vetëbesim, po i del në pah qëndrimi i tij. Është DJ aspirues, ai e udhëhoqi vetë festën e ditëlindjes së tij. Ishte në krye gjatë gjithë kohës – dhe ishte kaq argëtuese”, ka treguar Biel në intervistë me E! News, raporton Femalefirst.
Silas, sipas saj, ka shije të larmishme për muzikën.
“Ai mikson gjëra nga Jackson 5 tek Justin, këngë të vjetra e gjithçka”, ka thënë tutje aktorja.
Megjithatë, ajo ka theksuar se fëmijët e saj nuk janë ekspozuar ndaj punës së saj si aktore.
“Fëmijët e mi nuk kanë parë asgjë nga ajo që kam bërë. Nëse shokët e tyre po i shohin këto gjëra, prindërit e tyre duhet të pushohen nga puna. Nuk duhet t’i shohin këto!”, është shprehur ajo me humor.
Biel dhe Timberlake, që janë martuar në vitin 2012, gjithmonë kanë preferuar t’i mbajnë fëmijët larg syrit të publikut, ndonëse ndonjëherë janë shfaqur në ngjarje të rralla.
“Është frikësuese çdo herë. Por është edhe jeta e tyre. Kështu që është një situatë shumë e ndërlikuar për të vendosur se çfarë është e përshtatshme”, pati thënë Biel në një intervistë për InStyle.

Aktorja ka qenë gjithashtu e qartë se është kundër pranisë së djemve të saj në rrjete sociale. Ajo shpreson që ata të mos nisin karrierën në industrinë e argëtimit pa e përfunduar fëmijërinë.
“Nëse do të ishte aktor në moshë të hershme si fëmijë, ndoshta do të punonte pa pushim. Kur të mbushë 18 vjeç dhe të vendosë të bëhet profesionist, le të bëjë çfarë të dojë. Do të doja ta ruaja këtë fazë të fëmijërisë për të, nëse është e mundur”, ka thënë ajo për djalin e saj Silas.
Duke folur për sfidat e të qenit prind në sy të publikut, Biel ka treguar se një nga arsyet pse familja u largua nga Bregu Perëndimor ishte mungesa e privatësisë.
“Na godasin nga të gjitha anët (paparacët) në Bregun Perëndimor. Kjo është arsyeja pse nuk jetojmë më atje – për të krijuar një jetë më normale”, pati thënë ajo në podcastin Let’s Talk Off Camera në vitin 2024
Aktorja ka shtuar se pa dashur të ofendojë askënd që do të ndihej rehat në të tjera mënyra, kjo është zgjedhja e tyre si familje.