Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

DJ me nam kthehet në “Sunny Hill”

Martin Garrix

Një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix, do të rikthehet në skenën e “Sunny Hillit” këtë verë.

Ylli holandez është zgjedhur pesë herë si numri një në botë.

E Garrix ishte pjesë e “Sunny Hillit” edhe në edicionin e parë të festivalit më 2018.

Ai njihet për hitet botërore si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”.

Para Garrixit si ylli tjetër i një prej tri mbrëmjeve u prezantua ikona botërore Katy Perry.

Edhe “Sunny Hill” zbulon programin e plotë, Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore Kulturë 1 j. më parë “Sunny Hill” zbulon programin e plotë, Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Organizatorët në një komunikatë për media, tek kanë prezantuar Garrixin kanë thënë se sivjet presin t’u shërbejnë më shumë se 100 mijë pjesëmarrësve.

Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.