Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

DiCaprio dhe Bezos nisin projekt 200 milionë dollarësh për të shpëtuar speciet e rrezikuara

Jeff Bezos, Lauren Sanchez Bezos dhe Leonardo DiCaprio

Foto: Associated Press

Fondacioni “Re”, i themeluar nga aktori Leonardo DiCaprio, dhe fondacioni “Bezos Earth Fund” i miliarderit Jeff Bezos, kanë nisur projektin “Phoenix Species Project”, duke investuar 200 milionë dollarë për të shpëtuar 100 nga speciet më të rrezikuara në botë, ka shkruar “ABC News”.

Ky konsiderohet si fondi më i madh në histori i dedikuar ekskluzivisht për rikuperimin e specieve që janë në prag të zhdukjes.

Mes kafshëve që do të përfitojnë nga projekti janë lemurët e Madagaskarit, pangolinët, salamandrat, derri i egër Visayan nga Filipinet, iguana rozë e Ishujve Galapagos, breshka “pancake” e Tanzanisë dhe ekidna me sqep të gjatë nga Guinea e Re.

Ideja për këtë nismë u zhvillua prej vitesh nga DiCaprio. 

Në vitin 2021, ai dhe biologu Wes Sechrest u takuan me Bezosin dhe bashkëshorten e tij, Lauren Sanchez Bezos për të diskutuar mënyrat më efektive për të ndaluar zhdukjen e specieve të kërcënuara.

Edhe Affleck fiton 1 milion dollarë në “Celebrity Who Wants to Be a Millionaire” Showbiz Affleck fiton 1 milion dollarë në “Celebrity Who Wants to Be a Millionaire”

Pas bashkëpunimit me qeveri, organizata mjedisore dhe komunitete indigjene, lindi projekti “Phoenix Species Project”.

“Prej vitesh kemi mbrojtur lemurin me kurorë të artë me një buxhet shumë më të vogël sesa ai që kjo specie meriton, por zhdukja e saj nuk ka qenë kurrë një opsion. Ky financim, kjo platformë globale dhe mbështetja teknike ndryshojnë plotësisht atë që është e mundur të arrijmë”, ka thënë Tiana Andriamanana, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Association Fanamby, e cila do të marrë mbështetje nga fondi.