Dikur ishte aktore e famshme, por Cameron Diaz (47) në ndërkohë është tërhequr nga jeta publike dhe nuk ka xhiruar asgjë për pesë vjet. Rolin e saj të fundit e luajti në vitin 2014 në filmin “Annie”, të cilin kritika nuk e pranoi fare mirë.
Megjithatë, paparacët ende preferojnë ta fotografojnë atë në shëtitjet e saj nëpër Beverly Hills. Fotografitë më të reja të Diaz i kanë befasuar shumë fansa të saj të cilët po pyesin se çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj.

Meqë zbukurimi estetik nuk është dukuri e re në Hollywood, supozohet se korrigjimi estetik në rastin e saj ka shkuar keq, shkruan KOHA Ditore. Çfarëdo që mund të jetë duke e shkaktuar fytyrën paksa të çuditshme të (ish) yllit të madh hollivudian, ajo kohët e fundit deklaroi se nuk po i mungon fare aktrimi dhe bota e showbizit.
“Fillova të përjetoja famë botërore qysh kur isha 22 vjeç, e që ishte 25 vjet më parë. Kjo ishte shumë kohë më parë. Këtë e konsideroj në mënyrën që ia kam dhuruar publikut më shumë se gjysmën e jetës sime. Mendoj se është në rregull t’i kushtoj kohë vetes, të riorganizohem dhe të zgjedh se si dhe kur dua të kthehem”, - kishte deklaruar Diaz.
Cameron e filloi karrierën e saj në mesin e viteve '90 me rolin në filmin 'The Mask'. Para tij, ajo nuk kishte përvojë aktrimi, por që nga viti 1994, kur u shfaq filmi, ajo ka pasur role të shumta të suksesshme.
Në atë kohë, ajo e kishte një dëshirë të madhe për të qenë modele dhe për këtë arsye u largua nga shtëpia e prindërve. Ajo i ka xhiruar disa reklama të mëdha për brende të njohura dhe është shfaqur në fushatat e modës. Revista People e ka renditur atë në listën e '50 njerëzve më të bukur në botë'.