Aktorja hollivudiane, Cameron Diaz, ka gjetur “paqen” pas largimit nga aktrimi.
Diaz njihet për rolet në filmat “There’s Something About Mary”, “Charlie's Angels” dhe “Shrek”. Por paraqitja e fundit e aktores amerikane në një film në karrierën 20-vjeçare ishte më 2014 në “Annie”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam gjetur paqen në shpirtin tim, sepse më në fund po kujdesem për vetveten”, i ka thënë Diaz yllit tjetër Gwyneth Paltrowit, në një emision së bashku. “Është e çuditshme ta them, e di se shumë njerëz s’do ta kuptojnë, e di se ti po, por është aq punë e pandalshme në nivel të tillë dhe je gjithmonë në publik”, ka shtuar 47-vjeçarja.
Diaz konfirmoi pensionimin nga aktrimi më 2018, por më vonë kishte deklaruar se nuk përjashton mundësinë e rikthimit ndonjë ditë.
Ylli shpërtheu më 1994 në komedinë “The Mask”.