Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Diane Keaton mbush 75 vjet

Foto: AP/Associated Press

Aktorja e njohur hollywoodiane Diane Keaton sot feston ditëlindjen e 75-të.

Ylli kinematografik e njohur për stilin unik të modës, e shënoi debutimin e saj si aktore në vitin 1970, me një rol në filmin “Lovers and Other Strangers”.

Nga atëherë, Keaton ka luajtur në trilogjinë “The Godfather”, dhe filma të tjerë si “Manhattan”, “Father of the Bride” dhe të tjerë.

Performancat e saj në komedinë romantike të vitit 1977, “Annie Hall”, ia fitoi aktores shpërblimin e parë “Oscar”, “BAFTA” dhe “Globi i Artë”, në kategorinë “Aktorja më e mirë”.

Ajo e fitoi një tjetër shpërblim “Globi i Artë” në vitin 2004, për rolin e saj në filmin “Somethings Gotta Give”.

Vjetëve të fundit, më saktësisht më 2016, Diane Keaton e huazoi zërin e saj për personazhin e nënës së Doryt, në filmin e animuar të studiove Disney dhe Pixar, “Finding Dory”. Në të njëjtin vit ajo aktroi krahas yllit britanik Jude Laë në filmin “The Young Pope”.

Edhe Familja zbulon shkakun e vdekjes se Diane Keaton Showbiz 9 muaj më parë Familja zbulon shkakun e vdekjes se Diane Keaton

Gjatë karrierës së saj filmike, Keaton i ka pranuar disa shpërblime për arritje jetësore, në ceremoni të ndryshme si “American Film Institute”, “Globi i Artë” dhe “Zurich Film Festival”.

Keaton i ka dy fëmijë të adoptuar, një vajzë të quajtur Dexter dhe djalin e quajtur Duke.

Aktorja e famshme dhe shumë e dashur për publikun, asnjëherë nuk është martuar por ka qenë në lidhje romantike me personalitete të ndryshme të hollywoodit, si Woody Allen, Warren Beatty dhe Al Pacino.