Demi Lovato, kantautorja dhe aktorja amerikane, ka kohë që po ballafaqohet me komente publike negative për pamjen e saj. Ajo vendosi t’u përgjigjet të gjithë kritikëve të saj përmes Instagramit me një foto ku shihet qartë celuliti i saj.
"Kjo është frika ime më e madhe. Fotografia ime e papërpunuar në rroba banje. Dhe e dini se çfarë, është celulit. Jam lodhur shumë nga turpërimi i trupit tim, përpunimi i fotografive për t'i bërë të tjerët të mendojnë se jam e bukur, por kjo nuk jam unë", ka shkruar Lovato ndër të tjera, në Instagram.
Ajo shtoi se në të ardhmen do të jetë dikush që do t’i publikojë fotografitë e saj autentike dhe që nuk do t’i përkëdhelë kritikët, shkruan KOHA Ditore.
Si duket kjo foto e papërpunuar është bërë në të njëjtën kohë me fotot e postuara nga Demi Lovato në maj të këtij viti në Instagram derisa ishte me pushime në Bora Bora të Polinezisë Franceze.
Popullariteti i postimit të ri tashmë i ka tejkaluar 8.8 milionë pëlqime, raporton BBC News.
-
Demi Lovato thotë se tregoi sfidat e saj, për t’i ndihmuar të tjerët
-
Demi Lovato paralajmëron albumin e ri
-
Hiqet posteri i Demi Lovatos pasi konsiderohet fyes për të krishterët
-
Demi Lovato thotë se turneu i ardhshëm, do të jetë i fundit për të
-
Lovato falënderon fansat për përkrahjen e dokumentarit të saj