Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato fiton gradë të re në Jiu-jitsu

Yllit të muzikës pop, Demi Lovato, i është dhënë arsye për të festuar pasi ka fituar një gradë të re në arte marciale.

Ylli i hitit “Sorry Not Sorry”, ka punuar në përsosjen e shkathtësivetë saj luftarake për vite me radhë, por u është përveshur arteve marciale jiu-jitsu në muajt e fundit, që kur e pësoi një mbidozë me drogë verën e kaluar.

Arti marcial brazilian duket se e kanë ndihmuar Demin (e cila nuk konsumon më drogë) që ta kthejë fitnesin e saj, ndërsa të mërkurën ajo shkroi në Instagram Story për ta njoftuar arritjen e saj të fundit.

"Rrip i kaltër i shkallës së dytë!!!!" e titulloi ajo foton e shiritit të ri të shtuar në rripin e saj, përpara se ta përshëndeste instruktorin e saj, Chris Light. "Faleminderit @1chrislight!! Je më i miri!!!".

Image

Demi pastaj e tregoi një letër të shkruar me dorë të cilën ai ia kishte dhënë asaj për t’i shënuar arritjet personale, ku thuhej: "E fituar. Jo e dhuruar."

"Kjo do të thotë shumë për mua dhe jam shumë e lumtur", shkroi ajo pranë letrës. "Jiu jitsu brazilian është një pasion i imi dhe mezi po pres të mësoj gjithnjë e më shumë".

Edhe Demi Lovato tregon se kishte ndier presion për t’u martuar Showbiz Demi Lovato tregon se kishte ndier presion për t’u martuar

"Faleminderit @1chrislight që më mësove aq shumë," shtoi këngëtarja. "Nuk mund ta besoj se sa larg kam arritur që kur punojmë së bashku. Je një legjendë!!"

Demi, 26 vjeç, e mori shiritin e kaltër në gusht të vitit 2017 dhe, sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare Braziliane të Jiu-Jitsu (IBJJF), ajo duhet të qëndrojë në atë klasë për minimum dy vite përpara se të përparojë në shiritin e purpurtë, të tretin prej shtatë niveleve të arritjes, shkruan KOHA Ditore

Ylli e ka quajtur më parë stërvitjen e saj të arteve të përziera marciale si një formë terapie për të: "Ndihem më e sigurt kur jam në palestër, sa herë që stërvitem, qoftë boksi, kickboxi, Muay Thai, jiu-jitsu", tha ajo për Us Weekly.