Showbiz

Demi Lovato e fokusuar për shëndetin teksa po përgatit albumin e ri

Foto: Shutterstock

Këngëtarja e njohur me origjinë meksikane, Demi Lovato, aktualisht është e përqendruar shumë ndaj shëndetit të saj, teksa punon për albumin e ardhshëm, i shtati me radhë dhe i pari që nga viti 2017.

“Përveç vizitave në studion muzikore, Lovato shkon për ‘hiking’ me miqtë dhe ndjek orët e boksit në Los Anxhelos”, thotë një burim i afërt me këngëtaren 26-vjeçare.

Lovato, së fundmi dukej e lumtur dhe mirë me shëndet teksa u pa të largohej nga ndeja për datëlindjen e mikes së saj, këngëtares Chloe Star Nakhjavanpour e njohur si Etch, në Barton G - West Hollywood.

“Në darkë, Lovato dukej e mahnitshme, e qeshur, shumë e relaksuar dhe e lumtur”, shton burimi për revistën “People”.

Muajin e kaluar, Lovato mori pjesë në hapjen e rezidencës së këngëtares Christina Aguilera, “The Xperience” në Las Vegas, me miqtë e saj Elizabeth Mitchell a.k.a. Sirah dhe Matthew Scott Montgomery.

Sidoqoftë, Lovato për një kohë të gjatë ka qëndruar e heshtur në rrjetet sociale, pasi mbrojti menaxherin e saj të ri, Scooter Braun, në mes të grindjeve të tij me Taylor Swift më parë këtë muaj.

“E dini çfarë është e mirë për të bërë një album? Ju thoni gjithë atë që dëshironi, të jeni sa më të hapur dhe të sinqertë, dhe të thoni anën tuaj të tregimit pavarësisht nëse dikujt nuk do të mund t’i pëlqejë”, ka shkruar Lovato në Instagram Story lidhur me projektin e saj të ri.

Hera e fundit kur Lovato foli për këngët e saj ishte qershori i vitit 2018, kur lansoi ‘singlin’ “Sober”. Kënga jep detaje se si ajo mposhti varësinë ndaj drogës dhe ishte lansuar vetëm disa javë përpara se Lovato të merrte mbidozë më 24 korrik të po atij viti.

Gjithashtu, Lovato, e cila ka qenë e hapur sa i përket betejës me varësinë, sëmundjen mendore dhe ushqimin e çrregullt gjatë viteve, tregoi edhe kuptimin e tatuazhit “Me” të vendosur në gisht në muajin e kaluar, për të cilën shpjegoi se do t’i shërbejë si “kujtesë e përhershme për ta vënë veten në radhë të parë”./ksp