Këngëtarja e njohur Demi Lovato është duke u përgatitur të tregojë të vërtetën e saj personale në albumin muzikor, pas mbidozës gati vdekjeprurëse vitin e kaluar.
“E dini çfarë është e bukura e të bërit një album?”, shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory. “Mund të thuash gjithçka që dëshiron, të jesh e hapur dhe e sinqertë aq sa është e mundur dhe më në fund të tregosh anën tënde të historisë, pavarësisht se disa nuk mund ta pëlqejnë.”
Vetëm disa muaj përpara mbidozës, Lovato publikoi këngën “Sober” duke zbuluar se vuante nga alkooli.
Ish ylli i Disneyt ka luftuar publikisht me varësinë nga droga, çrregullimi bipolar, vetë-dëmtimi, bulimia si edhe ka folur hapur për shëndetin e saj mendor.
Ajo kaloi disa muaj në qendër të shëndetit mendor pas mbidozës së drogës./oranews
-
Demi Lovato premton ta rrëfejë “anën e saj të tregimit” në albumin e ri
-
Demi Lovato thotë se tregoi sfidat e saj, për t’i ndihmuar të tjerët
-
Demi Lovato ishte ndier në faj që i ka mbijetuar mbidozës me drogë
-
Demi Lovato sërish në program rehabilitimi nga mbidoza
-
Demi Lovato: Tërë jetën jam përballur me mendime për vetëvrasje