Showbiz

Demi Lovato falënderon fansat për mbështetjen pas lansimit të premierës së dokumentarit për të

Demi Lovato është duke u ndier në dashuri me fansat e saj. Këngëtarja 28-vjeçare ka postuar një mesazh në Instagram të mërkurën në përgjigje të mbështetjes që i është dhënë që prej lansimit të premierës së dokumentarit të saj: Demi Lovato: Vallëzimi me djallin.

“Falënderoj Zotin për gjithë mbështetjen që kam marrë nga fansat, shoqëria e familja në 24 orët e fundit”, ka thënë ajo.

Ajo ka vazhduar, “Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mesazhet, ju nuk e keni idenë se çfarë do të thotë kjo për mua. Ne jemi bashkë në gjithë këtë, dhe unë ju ndjej juve bashkë me mua, faleminderi”.