Demi Lovato vazhdon rrugën e saj të rikuperimit pas varësisë me narkotikë.
Vetëm disa ditë pasi këngëtarja është vendosur në rehabilitim, zëdhënësi i saj konfirmoi për anulimin e një sërë turneve të planifikuara.
Koncerti i paraparë për muajin e ardhshëm në Meksikë, si dhe koncertet në nëntor në Kili, Argjentinë dhe Brazil po ashtu janë anuluar, transmeton KosovaPress.
Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi Lovato theu heshtjen e saj në Instagram, gati javë pasi u raportua për probleme me mbidozë.
“Ekipi i Demit shpreson se ajo do të përfundojë datat e koncertit, por rikuperimi i saj është në radhë të parë”, tha një burim për E! News.
Artikuj të ngjashëm
-
Demi Lovatos i humb zëri, anulon koncertet
-
Demi Lovato thotë se turneu i ardhshëm, do të jetë i fundit për të
-
Demi Lovato sërish në program rehabilitimi nga mbidoza
-
Demi Lovato premton ta rrëfejë “anën e saj të tregimit” në albumin e ri
-
Lovato thotë se më vonë do të flasë për gjendjen e rëndë që ka kaluar