David Schwimmer e ka përjashtuar mundësinë e ringjalljes së hit serialit “Friends”, pasi që mendon se kasti ka ecur përpara.
Spekulimet se seria, e cila u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004, mund të ringjallet, kanë qenë të mëdha që kur shefat e HBO zbuluan se ishin në diskutime të hershme me aktorët për një formë të programit të ribashkimit.
Davidi tha për “The Guardian” se megjithëse është i hapur për një ribashkim që e merr formën e një “chat” seriali në retrospektivë, ai nuk dëshiron ta rimarrë rolin e tij si Ross Geller - dhe beson se kolegët Courteney Cox, Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, Matthew Perry, dhe Lisa Kudrow ndihen njësoj, shkruan KOHA Ditore.

"Thjesht nuk mendoj se është e mundur, duke pasur parasysh trajektoret e ndryshme të karrierave të të gjithëve," thotë ai. "Mendoj se të gjithë ndihen njësoj: pse ta ngacmosh atë që ndihej si mënyra e duhur për t'i dhënë fund serialit? Nuk dua të bëj asgjë për paratë. Do të duhej të kishte kuptim në mënyrë kreative dhe asgjë që kam dëgjuar deri më tani e që na është prezantuar, nuk ka kuptim."
-
David Schwimmer thotë se projekti special i “Friends” ka gjasa të xhirohet në gusht
-
Jennifer Aniston shuan shpresat për një ribashkim të kastit “Friends”
-
Forma e veçantë e ribashkimit të “Friends”
-
Rregulli i pashkruar i aktorëve të “Friends” për të mos pasur lidhje dashurie me njëri-tjetrin
-
Bëhet e ditur data e lansimit të shout special ribashkues “Friends”